Stentë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mund të vendosësh nëse pëson infarkt kardiak. Por, jo edhe nëse nuk je rast urgjent apo je edhe në listën e gjatë të pritjes në Kardiologjinë Invazive, raporton Klan Kosova.
Krejt kjo pasi kjo Klinikë aktualisht është në mungesë të këtij materiali, çka e pranojnë edhe vetë.
Në anën tjetër shërbimi i kardiologjisë invazive hyn në top klinika me listën më të madhe të pritjes për koronarografi dhe potencialisht tentim.
Nga të dhënat e bordit të ShSKUK-së në fillimin e këtij viti ishte bërë e ditur se janë në pritje rreth 2600 qytetarë.
Për më shumë, klikoni në kronikën e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=BSC19ADQsfs
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.