Lajmet e fundit

Kardinali George Pell e ka pranuar se nuk ka reaguar kur një djalë i kishte treguar atij për pedofilinë e një prift.
Kardinali i tha Komisionit Mbretëror australian në vitin 1974 se një nxënës i shkollës St Patrick i kishte treguar që Edward Dowlan nuk sillej mirë me djemt, transmeton Klan Kosova.
Pell ka thënë se djaloshi këtë gjë i’a ka treguar në bisedë e sipër mirëpo nuk i kishte kërkuar që të veprojë.
Prifti Dowlan i cili e ka ndryshuar emrin në Ted Bales, ishte burgosur për pesë vite për aguzim me djemt në vitin 1970 dhe 1980.
Një grup i të mbijetuarve të abuzimit kanë shkuar në Romë dhe shumë prej tyre janë duke kërkuar që të takohen me Papa Françeskon.