Në protestën e mbajtur në Shqipëri, e thirrur nga ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha ishin një numër më i lartë i pjesëmarrësve, krahasur me protestat paraprake të këtij muaji, sipas gazetares nga Shqipëria, Marsela Karapanxha.
“Nga protesta e djeshme ka qenë një pjesëmarrje më e lartë nga ajo që vjen nga protesta që jemi mësuar të shohim gjatë muajit të kaluar apo muajit shkurt, ku mblidhen protestuesit poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha”, u shpreh ajo në “Kosova today”.
Ajo tutje në emisionin e ri të Klan Kosovës, tha se sipas urdhrit të Gjykatës komunikimi i vetëm që Berisha duhet të kishte është vetëm me familjarët e afërm, dhe rrethin e tij të ngushtë, por kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Zotëri Berisha ka shfrytëzuar ballkonin e banesës së tij, ku u ka folur me mikrofon protestuesve dhe një gjë e tillë nuk mund të mungonte. Zotëri Berisha ka qenë dje në fakt një protestues digjital, me një video-mesazh që vinte lart nga banesa e tij”.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=qSkY8SvNN74
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.