Spanjolli pritet që së shpejti t’i njoftoj të gjithë se do të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit, ndërsa si destinacion i mundshëm përmendet Premierliga.
18.12.2015 · përditësuar para 3880 dite1 min lexim
Aitor Karanka ka treguar se Pep Guardiola “e ka pyetur për Anglinë”.
Kontrata e Pep skadon në fund të sezonit dhe tashmë spanjolli ka konfirmuar se ai do ta qartësoj të ardhmen e tij javën tjetër.
Manchester City dhe Manchester United janë raportuar si destinacione të mundshme të trajnerit, ndërsa bashkëkombasi i tij tregon se Pep e ka pyetur për Anglinë.
“Mendoj që ai do të vijë në Angli sepse është menaxher i madh”.
“Ai më ka pyetur për vendin dhe shumë gjëra tjera”.
“I kam thënë se do të ishte mirë që ai të vinte, ndaj mendoj që një ditë ai do ta bëjë këtë gjë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.