Lajmet e fundit

Një shtëpi është kapluar nga zjarri sot afër magjistrales Vushtrri-Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Këtë e konfirmoi për klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë.
“Ngjarja është raportuar në ora 6:30, një shtëpi ishte kapluar nga zjarri, njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarr, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është i iniciuar Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Zahiti.