Lajmet e fundit

Rasti Costa Concordia shkon në Apel pasi që kapiteni i anijes e ka pranuar përgjegjësië për fundosjen e anijes në vitin 2012 nga e cila vdiqën 32 persona.
Kapiteni i anijes, Francesco Schettiono, vitin e kaluar është dënuar me 16 vjet burg, pasi që gjykata e shpalli fajtor për vrasje paparamendim, duke shkaktuar një aksident detar dhe më pas e ka braktisur anijen, transmeton Klan Kosova.
Një gjykatë në Firence, ka kërkuar që të rishqyrtohet dënimi, kurse prokuroria kërkon dënim me të lartë.
Costa Concorida u fundos pasi goditi shkëmbinjtë afër ishullit Giglio.