Lajmet e fundit

Sasi e madhe e drogës është kapur pranë vendit te quajtur "Nenstacioni" në rrethinat e Sarandës.
Sipas të dhënave të policisë lokale, vendi i depozitimit të drogës ishte një tunel.
Dy furgona policie kanë transportuar lëndën narkotike marijuane e cila u sekuestrua. Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës 9 shtetas, 8 gra e 1 mashkull, shkruan Lapsi.al.
Droga ishte e futur në thasë e gatshme për tu trafikuar.