Lajmet e fundit

A po fillon që të ndikojë presioni ndaj presidentit Obama?
Ai kishte bërë të ditur në 2011 që ka lënë duhanin, të cilin e kishte konsumuar për 30 vite.
Por një fotografi e shkrepur pavetëdije nga zëdhënësi i kryeministrit Italian Matteo Renzoi lë përshtypjen që presidenti Obama ka rifilluar cigaren, transmeton Klan Kosova.
Michelle Obama ka bërë me dije që i ka dhënë përkrahje të vazhdueshme bashkëshortit të saj në mënyrë që ai ta lërë duhanin.
Por edhe pas futjes së familjes presidenciale në Shtëpinë e Bardhë bëhet e ditur se presidenti Obama nuk ka mundur t`i rezistojë dëshirës së tij për cigare, duke kërkuar që të furnizohet me cigare në mënyrë të fshehtë.
Kjo fotografi e bërë në Samitin e G7 në Bavari, tregon se si presidenti Obama po tërheq cigare nga një pako duhani.
Fotografia në fjalë është publikuar në Instagram nga zëdhënësi i kryeministrit italian Filippo Sensi. / klankosova.tv