Lajmet e fundit

Dileri më i madh i drogës në botë Joaquin “El Chapo” Guzman është kapur nga policia meksikane.
Ai ishte arratisur nga burgu gjashtë muaj më parë, ndërsa edhe këtë herë u përpoq të ikte nga policia me një veturë, por kjo ishte e pamundur.
Ai do të dërgohet përsëri në burgun e sigurisë së lartë, aty prej ku u arratis.
“Sot forcat federale kanë kapur “El Chapon”, njeriun më të kërkuar në botë. Kjo është dëshmi se nuk ekziston asnjë kriminel që mund të qëndrojë pas policisë së shtetit meksikan”, ka thënë sekretari i qeverisë meksikane, Osorio.
Kapja e një njeriu si El Chapo është arritje e madhe për autoritetet meksikane, pasi ai dy herë në të kaluarën kishte arritur që të ikte, transmeton Klan Kosova.