Lajmet e fundit

Forcat Operative Speciale të ShBA-së kanë kapuar të dyshuarin e parë të ISIS në Irakun Verior.
I dyshuari është duke u marrë në pyetje nga ShBA-të si dhe pritet të dorëzohet tek zyrtarët irakian në ditët e ardhshme, transmeton Klan Kosova.
Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera, mirëpo i kanë kërkuar CNN që të mos i identifikojnë si dhe të mos tregojnë lokacionin ku po pytet i dyshuari.
Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter, ka pranuar se kjo forcë është dërguar në Irak për të kryer sulme kundër ISIS.