Një person është arrestuar në Lipjan, pasi kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
Në njoftimin e lëshuar të policisë thuhet se A.H. kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me një vit burgim për veprën "vrasje në tentativë".
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.