Lajmet e fundit

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar dje nga policia Italiane nën akuzën e posedimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi shqiptar u ndalua nga policia gjatë një kontrolli të bërë në stacionin e trenit, në Albenga, ku iu gjetën disa doza heroinë.
Gjatë kontrolleve në shtëpinë e 24-vjeçarit u zbuluan të tjera pako me drogë e materiale të tjera, të cilat po hetohen nga hetuesia.
Sipas policisë, i arrestuari shqiptar është nën gjykim për akuzën e “posedim të lëndëve narkotike”,transmeton Shekulli.al