Lajmet e fundit

Një sasi kokaine dhe heroine është kapur në portin e Durrësit.
Droga kishte si destinacion Italinë dhe nuk dihet ende sasia e drogës së kapur.
Tre persona janë ndaluar dhe po merren në pyetje, shkruan lapsi.al.
Droga e fshehur në një kamion u zbulua nga forcat e antidrogës dhe policisë kufitare.
Policia nuk ka bërë ende asnjë njoftim zyrtar.