Lajmet e fundit

Një 48 vjeçar u kap nga kalimtarët e rastit në skenën e krimit dhe u arrestua nga policia në lidhje me sulmin në xhaminë e Finsbury Park të Londrës, shkruan The Telegraph.
Policia tha që asnjë i dyshuar në vendin e ngjarjes nuk është identifikuar apo raportuar në polici.
Vozitësi i furgonit – i përshkruar nga dëshmitarët si një burrë i madh i bardhë – u kap nga të pranishmit pas incidentit në Finsbury Park që po trajtohet si sulm terrorist.
Furgoni i përdorur në sulm, duket të jetë nga një kompani huazimesh e quajtur Pontyclun në Pontypridd të South Wales.
Kompania Pontyclun refuzoi që të japë deklaratë me arsyetimin se nuk dinë asgjë për momentin.