Lajmet e fundit

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një 25 vjeçar pasiqë ka tentuar të grabiste në filialen e Telekomit të Kosovës në rrugën ,,Mbretëresha Teutë’’.
"I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit, mbi dyshimet dhe provat e siguruara se i njëjti të ketë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë"
Pas procedurave intervistuese, të dyshuarit të arrestuar V.H. me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor, transmeton Klan Kosova.