Lajmet e fundit

Është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Turqisë, pasi që gjatë kontrollit në rimorkion e kamionit të tij janë hasur shtatë persona gjashtë prej të cilëve ishin shtetas të Sirisë dhe një nga Iraku, të cilët kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Policia bën me dije se emigrantët i janë dorëzuar njësitit të migrimit për procedurë të mëtutjeshme pasi që të njëjtit kanë kërkuar azil.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.