Një shtetas i Serbisë është ndaluar të enjten në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin ndërmjet Serbisë dhe Republikës së Kosovës.
Rasti është iniciuar nga forcat e rendit si “kalim ilegal i kufirit”, transmeton Klankosova.tv
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.