Lajmet e fundit

Policia e Suharekës e ka arrestuar një person në fshatin Mushtisht pasi që i njëjti është hasur duke transportuar rreth 2.5 metra dru me traktorin e tij pa dokumente përkatëse, të cilat dyshohet se janë prerë në parkun nacional.
Mjeti transportues dhe drunjtë janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.