Lajmet e fundit

Policia ka mundur të arrestojë sot në orët e para të mëngjesit autorin e masakrës së ditës së djeshme në Kashar të Shqipërisë.
Masakra ndodhi në rrugën kryesore të Kodër Kasharit, pak kilometra larg Tiranës, dje në orën 6:00 të mëngjesit kur Altin Aluku ka qëlluar me breshëri automatiku ndaj bashkëshortëve Lutfi dhe Naime Xhaferri.
Altin Aluku, i cili ditën e djeshme vrau vjehrrin dhe plagosi vjehrrën në shenjë hakmarrjeje ndaj fejesës së prishur mes tij dhe vajzës së viktimës, u kap nga policia rreth orës 03:20 të mëngjesit të sotëm.
Aluku u kap në fshatin Prush. Në operacionin për kapjen e tij u përfshinë rreth 150 policë. Tashmë 39-vjeçari do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim të Lufti Xhaferrit, si edhe vrasje të mbetur në tentativë, për plagosjen e Naime Xhaferrit.