Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet relevante policore në rajonin e Pejës, mbrëmë rreth orës 21:00, në fshatin Ratisht të Ulët të Deçanit, ka arrestuar M. B. (1976) si dhe nga i dyshuari ka konfiskuar armë dhe municione të ndryshme
Më poshtë mund t`i shihni armët që janë konfiskuar tek i dyshuari:
1) Një pushkë, cal 12mm,
2) Një pushkë (një tytshe)
3) Një pushkë modeli(voere-fm)
4) Një pushkë (karagjorgjerva)
5) Një pushkë (një tytshe)cal.12mm
6) Nje pushkë (brigant 771)cal.7x57mm
7) Dy fishekë cal.7x56mm
8) Nje fishek i pistoletes me gaz
9) Një fishek cal N.N.
10) Një shënjestër optike predhë (gjerman)8x56
11) Një thikë e llojit gerbert
12) Një thikë ngjyrë e zezë pa mbishkrim
13) Një shënjestër optike me këllëf prodhim gjerman pa nr.serik, rezolucioni 6x42
14) Një shënjestër optike prodhim kinez
15) Një rregullator për shënjestër optike
16) 239 fishekë cal7x57mm
17) Një fishek cal.7.62x39mm
18) Dy fishekë cal pa njohur
19) Njëqind e gjashtë (106) fishekë cal.12 mm
20) Një thikë pa numër serik
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt për paraqitje të mëvonshme për procedura të tjera ligjore, transmeton Klan Kosova.