Lajmet e fundit

Njësitet e Doganës së bashku me Policinë e Kosovës në kuadër të menaxhimit të integruar të kufirit kanë arritur të kapin mbi 1 kilogram narkotikë.
"Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Bullgarisë në të cilin gjendeshin një shtetas i Kosovës dhe një i Shqipërisë mund të kishte mallra ilegale. Pas ndalesës dhe fillimit të kontrollit janë gjetur në vendin e dedikuar për Airbag të bashkudhëtarit një sasi e lëndës narkotike llojit Marihuanë. Pastaj është vazhduar me kontroll më të hollësishëm në vijën e dytë të kontrollit" bën të ditur Dogana.
të dyshuarit e këtij rasti janë arrestuar, kurse lënda narkotike i është dorëzuar Policisë për hetime të mëtejme, transmeton Klan Kosova.