Lajmet e fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur panelin solar që shërbente për ndriçimin e lapidarit të UÇK-së

Dy shtetas të kombësisë shqiptare janë arrestuar pasi janë zënë në flagrancë duke vjedhur një pllakë solare në Obiliq.
Pllaka shërbente për ndriçimin e lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në Pejë, dy ankues të kombësisë serbe ka njoftuar policinë se persona të panjohur u kanë hyrë në shtëpi për t'i vjedhur, por nuk raportohet për të arrestuar.