Lajmet e fundit

Pesë persona u kapën mat brenda një banese në Durrës gjatë një operacioni antidrogë, koduar “Depërtimi”, ku u sekuestruan 30 kilogramë kanabis sativa.
Policia e Durrësit njofton se janë arrestuar në flagrancë 4 persona nga Durrësi dhe filloi procedimi penal ndaj një tjetri.
Operacioni u zhvillua ditën e djeshme në zonën e Shkozetit, ku pas një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit F.Buzi, ku të pranishëm ishin edhe të arrestuarit e tjerë, u gjetën dhe sekuestruan rreth 30 kg kanabis sativa.
Policia ka publikuar edhe pamjet gjatë ndërhyrjes së uniformave blu dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë vepër penale.
Nga ky operacion, u sekuestruan po ashtu edhe disa telefona celularë, raporton "Panorama", përcjellë Klan Kosova.