Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 60 kilogramë drogë dhe ka arrestuar tre persona gjatë një operacioni të realizuar në Han të Elezit.
Policia njofton se të dyshuarit e këtij rasti me inicialet, SH.H, S.H dhe R.SH janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.
"Personat e dyshuar kishin në posedim katër automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth (60) kilogram substancë e dyshuar se është marihuanë".
"Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit" bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarve, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.