Lajmet e fundit

Njësitet e doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kapur një kamion i cili po tentonte të kontrabandonte rreth 2500 litra naftë në rajonin e Mitrovicës.
"Kamioni është ndalur në fshatin Kqiq i Madh ku edhe është ushtruar kontrolli. Pas kontrollimit të rimorkios është vërejtur se në maune gjenden të ngarkuar dy bidon plastikë me derivate të naftës me nga 1000 litra dhe anash kishte dy rezervuar me nga përafërsisht 500 litra naftë secili. Pala nuk posedonte asnjë dokumentacion për mallin prandaj së bashku me Policinë e Kosovës është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë për kontrollim detal".
"Kamioni së bashku me derivatet janë konfiskuar gjithashtu edhe pala është gjobitur derisa rasti ka vazhduar tutje për hetime" bën të ditur Dogana, transmeton Klan Kosova.