Lajmet e fundit

16 emigrantë të paligjshëm, sirianë dhe irakianë, janë arrestuar sot në kufirin në Kapshticë, shkruan Albeu, përcjell Klan Kosova.
Lajmin e bëri të ditur Policia e Korçës, dhe sipas tyre, emigrantët u kapën në kufirin e gjelbër teksa po hynin në Shqipëri.
Të arrestuarit janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë.