Partia Socialiste për shkak të kaosit ka kërkuar nga Kuvendi përjashtimin e shtatë deputetëve të tjerë të opozitës. Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00.
Deputetët për të cilët është kërkuar përjashtimi janë: Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani, Lefter Gështenj, Isuf Çelaj, Luan Baçin dhe Xhelal Mziu.
Më herët komisariati i etikës ka marrë vendimin për përjashtimin me dhjetë ditë të deputetëve: Sali Berisha, Flamur Noka, Eldo Hoti, Gazmend Bardhi, Albana Vokshi, Edi Paloka, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Vendimi për përjashtimin e deputetëve është marr pas trazirave të shkaktuara në Kuvend, ku janë hedhur tymuese ndërsa opozitarët kanë vijuar aksionin e tyre, duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.