Lajmet e fundit

Kanye West ka njoftuar se albumit të tij i është ndërruar titulli.
“Titulli i ri i albumit, WAVES” shkroi 38 vjeçari në një postim në Twitter në mbrëmjen e së martës.
Kjo nënkupton se albumi i reperit nuk do të quhet SWISH më, transmeton Klan Kosova.
Kanye poashtu tha se ky album “nuk është albumi i vitit”, por “albumi i jetës”.
Albumi i ri i West do të publikohet më 11 shkurt.