Lajmet e fundit

Reperi i njohur Kanye West pas problemeve që ka pasur me shëndetin mendor ka pasur humbje të memories.
Këtë lajm bombastik e ka bërë të ditur miku dhe bashkëpunëtori i reperit, Malik Yused i cili ishte pjesëmarrës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy.
“Memoria e tij po kthehet që është një lajm shumë i mirë, ai po shërohet”, ka thënë ai duke bërë kështu të ditur se reperi kishte shumë probleme me mbamendjen, transmeton Klan Kosova.
Sipas mikut të tij, fakti se ai ka kaluar kohë me bashkëshorten e tij, Kim Kardashian dhe dy fëmijët e tyre, North dhe Saint i ka ndihmuar shumë në këtë aspekt.
“Ai po kalon shum kohë me familjen e tij, posaqërisht me fëmijët e tij dhe kjo po e bën atë shumë më aktiv, ashtu si edhe po i ndihmon në shërimin e tij”, ka thënë ai.
Yused ka treguar se West poashtu është larg aktiviteteve në muzikë dhe se këtë periudhë po e merr për ta rimarrë veten.