Lajmet e fundit

Kanye West është larguar nga Los Angeles për në Cowboy State, me qëllim që të përfundojë ndryshimet e fundit për pesë albumet e radhës.
Kanye ka shkuar në Cowboy State ditën e mërkurën dhe është vendosur në një shtëpi që ka marrë me qira, në majë të malit.
Këngëtari edhe më parë ka kaluar kohë në këtë shtëpi, duke ftuar muzikantë dhe producentë të ndryshëm për të realizuar sa më mirë projektet muzikore të tij.
Albumi i tij i parë pritet të publikohet me 25 maj ndërsa pas tij vijnë edhe katër të tjerë.