Lajmet e fundit

Kanye West i ka lënë fansat të hutuar duke fshirë llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke përfshirë edhe profilin e tij në Twitter në të cilin kishte mbi 27 milionë ndjekës, transmeton Klan Kosova.
Reperi ishte një “tweeter” i njohur, duke komentuar mbi shumë tema të gjëra që nga politika e deri tek moda. Ai gjithashtu promovoi muzikën e tij dhe gamën e markave duke përdorur këtë rrjet.
Është ende e paqartë se çfarë e shtyu këngëtarin për të bërë këtë gjest, por fansat në Twitter dhe Instagram kanë shprehur zhgënjimin e tyre.