Lajmet e fundit

Reperi i njohur Kanye West ka pranuar se është fans i këngës së Justin Bieber “Where are you now” duke e cilësuar atë si këngën e tij favorite për vitin 2015.
Ai këtë e ka bërë të ditur në rrjetet sociale duke surprizuar kështu shumë njerëz.
“Ishte kënga ime e preferuar për vitin 2015” ka thënë Kanye, transmeton Klan Kosova.
Reperi dhe këngëtari kanë pak a shumë lidhje që mund të cilësohet si familjare pasi Bieber është përfolur se ishte në një lidhje me motrën e bashkëshortes së West, Kourtney Kardashian.
“E kam zbuluar cilësinë time të vërtetë. Unë brengosem. Unë brengosem për njerëzit ndonëse ata mund të thonë çfarë të duan për mua. Unë brengosem për njerëzit, për të ardhmen. Unë brengosem për kualitetin” ka vazhduar më tej ai.