Lajmet e fundit

Kanye West ka kaluar Ditën e Falenderimeve në spital, ku pranë ka pasur bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.
Reperi është shtuar në spital ditën e hënë pasi ka pasur disa telashe mjekësorë, derisa duket se do të qëndrojë edhe disa ditë nën vëzhgimin e mjekëve.
Familjarët dhe miqtë e West kanë shpresuar se ai do të lirohej nga spitali për të kaluar së bashku festën e Falenderimeve, por kjo nuk ndodhi.
Burime të afërta me reperin thonë se pavarësisht që ai është akoma i shtrirë në spital, po ndjehet më mirë.
“Kanye është nën vëzhgimin e mjekëve, ai po ndihet më mirë por ka akoma shumë nevojë për pushim. Ai do të qëndrojë në spital edhe disa ditë”, ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
I njëjti burim ka thënë se Kanye është i lodhur mentalisht nga turnet e njëpasnjëeshme, punën e tij në industrinë e modës si dhe ndikimin që ka pasur përvjetori i vdekjes së nënës së tij, Donda West.