Lajmet e fundit

Kanye West ka zbuluar se ndihet përgjegjës për vdekjen e nënës së tij Donda.
Ajo ka vdekur në vitin 2007 në moshën 58 vjeçare, pas komplikimeve të një operacioni plastik.
Gjatë një interviste për Q Magazine, reperi ka thënë se plaga më e madhe e jetës së tij është humbja e nënës, pasi ai e ka ndjenjën se nëse nuk do të bëhej i famshëm, ajo nuk do të bënte asnjëherë operacion plastik, transmeton Klan Kosova.
"Nëse unë nuk do të shpërngulesha në Los Angeles, ajo ende do të ishte gjallë. Nuk dua të mendoj shumë rreth këtij fakti sepse më bën të qaj", ka thënë Kanye.
Që kur e ka humbur nënën e tij, 38 vjeçari i ka rivlerësuar prioritetet e tij dhe e ka vënë familjen para çdo gjëje dhe gjithçkaje.
Reperi së shpejti do të bëhet prind për herë të dytë, pasi gruaja e tij Kim Kardashian është shtatzënë.