Lajmet e fundit

Kim Kardshian West, ka thënë se bashkëshorti i saj Kanye West e adhuron të qenit baba aq shumë, saqë s’mund të ndalet së foluri rreth të pasurit edhe më shumë fëmijë.
“Gjatë 10 ditëve të fundit ai e ka përmendur për çdo ditë se dëshiron ende fëmijë”, ka thënë Kardshian, shkruan People, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo për një familje edhe më të madhe, ai nuk do ta ketë përkrahjen e bashkëshortes së tij e cila tashmë u ka dhënë jetë dy fëmijëve. Ajo thotë se pasi i ka bërë dy fëmijë, nuk e ka në plan që të ngelet shtatzënë sërish, edhe pse motra e saj Khloe i ka sugjeruar që të marrë një nënë surrogate.