Lajmet e fundit

Reperi Kanye West ka zbuluar se po e shkruan një libër filozofik të quajtur “Break The Simulation”, lidhur me obsesionin e shoqërisë me fotografitë.
West, i cili po punon në një album të ri, së fundi u intervistua nga dizajneri, Axel Vervoordt, për Hollywood Reporter.
“E tashmja është tani, dhe e kaluara është këtu tani”, tha West mes tjerash.
“Jam i madh në të lidhurit me energjinë e pakohë, me njerëz dhe muzikantë me të cilët rri”, shtoi ai.
“Po e shkruaj një libër filozofik tani të quajtur ‘Break The Simulation’”, shpjegoi ai.
“Dhe e kam këtë filozofi – ose le të themi vetëm koncept sepse nganjëherë filozofia tingëllon e rëndë. E kam këtëk koncept për fotografitë – se si njerëzit janë të obsesionuar me fotografië – sepse të nxjerr nga e tashmja dhe të dërgon në të kaluarën dhe në të ardhmen".
“Mund të përdoret si dokument, por në shumë herë i pushton njerëzit. Njerëzit rrojnë shumë në kujtime. Njerëzit gjithmonë duan të dëgjojnë historinë e diçkaje që është e rëndësishme, por mendoj që shumë rëndësi i jepet historisë”.