Lajmet e fundit

Kanye West mund të jetë i famshëm për cicërimat e tij në rrjetin social Twitter, por reperi po mendon ta zgjerojë prezencën e tij në rrejte sociale duke iu bashkangjitur edhe Instagramit.
Të hënën reperi 38 vjeçar ka treguar se ai do t'i bashkangjitej kësaj platforme të shpërndarjes së fotografive vetëm me një kusht - që askush të mos i tregojë se çfarë të postojë ai në Instagram.
Babait të dy fëmijëve nuk i duhet edhe shumë që të bindet rreth suksesit të posedimit të një llogarie në Instagram. Pas të gjithave, gruaja e tij Kim Kardashian momentalisht numëron 63.7 milionë fansa, të cilët e ndjekin secilën lëvizje të saj, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë fotografinë e postuar para pak ditësh, me të cilën ka zgjuar shumë polemika, pasi ka pozuar tërësisht nudo.