Lajmet e fundit

Është zyrtare: Kim Kardashian ka marrë më shumë dhurata Krishtlindjesh se çdokush tjetër këtë vit – dhe të gjitha ishin nga bashkëshorti i saj Kanye West.
Në një Livestream në aplikacionin e sapo lansuar të Kourtney Kardashian, i dashuri i Kris Jenner, Corey Gamble, e ka luajtur rolin e Baba Dimrit dhe dëgjohej duke thënë” “Këtu kemi ‘Për Kim nga Kanye’, 150 dhurata dhe vazhdon ende numërimi”.
Në mesin e dhuratave ishte një veshje nga Prada, një fustan i Louis Vuitton dhe një pallto leshi në vlerë prej 39.000 dollarë nga Saint Laurent.
“Kanye e ka dërguar ndihmësin e tij në Itali dhe ka blerë përmes Skype”, ka thënë ajo para se t’i hapte dhuratat tjera. “Po e bëj këtë me shpejtësi para se bebja të zgjohet”.
Në deklaratën ndoshta më të dukshme të vitit 2015, Kris i tha Kim-it: “Je shumë e lazdruar”, ndaj së cilës vajza e saj iu përgjigj: “Nuk kam blerë asgjë për veten për gjashtë muaj dhe Kanye duhet të ballafaqohet me mua çdo ditë”, transmeton Klan Kosova.