Lajmet e fundit

Kanye West mund të jetë larg gruas së tij Kim Kardashian, pas grabitjes që i ndodhi në dhomën e saj në një hotel në Paris, por ajo e ka në mendje atë edhe gjatë koncerteve të tij të mbajtura së fundmi në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Reperi i famshëm ishte duke performuar në koncertin e tij për të dytën herë në Inglewood, Kaliforni, kur ai ndaloi pak për të folur për bashkëshorten e tij, e cila u mbajt në shënjestër nga persona të armatosur në fillim të këtij muaji.
Derisa Kim ishte përballë burrit të saj në sallën ku po mbahej koncerti, Kanye tha: “Jam me fat që gruaja ime është këtu”.
Që prej grabitjes, Kim ka qëndruar jashtë qendrës së vëmendjes duke kaluar kohë vetëm më fëmijët, burrin dhe familjen saj, përfshirë motrat, nënën e miqtë e ngushtë”.