Lajmet e fundit

Kim Kardashian dhe Kanye West e kanë marrë me vete vajzën e tyre Nori në vizitën tre orëshe me të sëmurin Lamar Odom, transmeton Klan Kosova.
Burimet afër çiftit kanë thënë se familja West janë nisur me veturën e tyre Range Rover për në spitalin Cedars-Sinai të dielën. Kjo ishte hera e parë që Kanye e ka parë basketbollistin Lamar, që kur ai pothuajse vdiq para një muaji, dhe thuhet se mjekët shpresuan që prezenca e reperit mund të ndihmonte në rikuperimin e kujtesës së tij.
Sipas TMZ-së Lamar po ballafaqohet me problemin e mosnjohjes së njerëzve të tij të dashur, dhe mjekët kanë frikë se mos atij i është shkaktuar dëmtimi i përhershëm i trurit.
Raportohet se vizita e Kim dhe Kanye nuk ka ndikuar në ndonjë përparim.