Lajmet e fundit

Këtë javë këngëtari Justin Bieber, ka bërë disa sjellje që lënin të kuptohej që ai po kalon një periudhë jo shumë të mirë.
Të hënën ai është filmuar duke ecur i zbathur në park, pa praninë e rojeve, por ai ishte filmuar e fotografuar nga fansat e tij, transmeton Klan Kosova.
Më pas Bieber ishte shprehur se me gjithë këtë vëmdendje po ndihet si një “kafshë e kopshtit zoologjik”.
Por, reperi Kanye Ëest dëshiron që ta ndihmojë atë të cilin e konsideron si “vëllain e vogël” të tij.
“Kanye e kupton atë që po kalon Justin si një artist dhe figurë publike, kështu që ai dëshiron ta ndihmojë. Ai e shikon Justin si një vëlla të vogël dhe dëshiron që ai ta di që Kanye është aty për të. Ai gjithashtu i’a kujton Justin që të qëndrojë vetja dhe të mos i kushtojë rëndësi personave që e urrejnë”, është shprehur një burim për HollywoodLife.