28.06.2015 · përditësuar para 4048 dite1 min lexim
Një nga vendet më të njohura dhe më të bukura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe Sioni.
E kur bëhet fjalë për ecje në natyrë në Parkun Kombëtar të Sionit në Utah gjendet një mrekulli e vërtetë natyrore e pagëzuar me emrin Subway (metrorja) sipas hyrjes harkore.
Janë dy rrugica që ju dërgojnë tek ky nënkalim, të lehta për t'u kaluar asnjëra, por mundi shpaguhet me pamjet spektakolare dhe mundësinë për t'u freskuar në pishinat e këtij tuneli natyror, përcjellë Klan Kosova.