Në “Weekend” në Klan Kosova ishte i ftuar DJ Erron Gashi, i cili solli një atmosferë të jashtëzakonshme në studio.
Gashi, i cili duket të jetë Dj më i ri tha se e ka ndoll Martin Garrix dhe Marshmello.
“Mosha është paragjykim se gjithmonë ka me u marrë ai që ka përvojë më shumë. Për pagesa fillimi nuk bën me u kqyr”, tha Gashi.
Tutje, ai bëri me dije që edhe pse i ri në moshë nuk është prekur nga komentet negative.
Derisa shtoi se ka pasur përkrahje prej familjes, shoqërisë, e njerëzit që nuk e kanë njohur hiç.
Me shaka, Gashi tha se si gjimnazist është pothuajse përherë në ndeja e ditëlindje.
https://www.youtube.com/watch?v=g-bhBhLBrY0
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.