Gazetari Vullnet Krasniqi, dhe eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, kanë analizuar seancën e sotme gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në emisionin “Kosova Today”, Krasniqi tha se hetuesit kanë gabuar kur rastin e kanë shqyrtuar fillimisht si grabitje, dhe jo si vrasje, transmeton Klankosova.tv.
“Një gjë duhet të sqarohet përsëri. Hetimi fillestar ka qenë dyshimi për grabitje. E para ka qenë grabitje. Policia e ka nis rastin si vjedhje, dhe aty ka rëndësi shumë se çka e qysh fotografohet. Dokumentimi i parë është bërë nga syri për grabitje, që ekziston rreziku që ka mundur të iu ikin shumë detaje, që ishin shiku nëse e kishin ditur si është rasti me të vërtetë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndërsa sipas Elezit, gabimi i dytë i autoriteteve ka qenë ngritja e shpejtë e aktakuzës, që sipas tij, u bë për shkak të presionit publik.
https://www.youtube.com/watch?v=outLrNUMSgQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.