Lajmet e fundit

Aktivistja e të drejtave të njeriut Natasha Kandiq ka thënë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Beograd se të gjitha akuzat se shefi aktual i Ushtrisë Serbe Lubisha Dikoviq ishte përfshirë në krime lufte në Kosovë dhe Bosnjë, të bëra publike në raportin e vitit 2012 të QDH-së, bazoheshin në prova të besueshme dhe te dëshmitarë të shumtë.
“Dosja për Dikoviqin bazohet te bisedat me oficerë të Ushtrisë Jugosllave që ishin pjesë e Brigadës së Motorizuar 37, (e udhëhequr nga Dikoviq), si dhe në deklaratat e atyre që mbijetuan dhe deklaratat nga familjarët e atyre që u vranë gjatë bombardimet e NATO-s, kur Brigada e Motorizuar 37 kishte kontroll të plotë të territorit të Glogovcit dhe Skenderajt (në Kosovë, ku ndodhën disa prej krimeve të dyshuara të luftës të përmendura në raport),” tha Kandiq