Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Nismës në Deçan, Shkodran Imeraj ka uruar të gjithë kundërkandidatët që ishin në garë për kryetar të kësaj komune.
" Ishte një garë demokratike dhe në fund populli e tha fjalën e tij. Jam tërësisht i nderuar që pata fatin të jem në garë për të parin e Komunës së Deçanit. Jam munduar që të paraqes bindshëm platformën politike të Nisma për Kosovën për Komunën e Deçanit, duke identifikuar po thuaj çdo problem e nevojë jetike të qytetarëve deçanas dhe duke ofruar zgjidhje po thuaj për gjithsecilën nga to.
"Rezultatet zyrtare janë në përfundim e sipër dhe natyrisht që pranoj çdo rezultat zyrtar që do të dal nga institucionet përgjegjëse. I jam mirënjohës strukturave drejtuese të Nisma për Kosovën për besimin e dhenë për të garuar për të kryetar të Komunës së Deçanit.Në fund dua të falënderoj familjen tim dhe miqtë për përkrahje në këtë garë dhe dua të falënderoj çdo qytetar të Komunës së Deçanit për besimin e dhenë", tha ai, transmeton Klan Kosova.
Imeraj ka fituar 0.59 përqind të votave për këtë komunë. Sipas rezultateve të KQZ-së me Deçanin do të qeverisë sërish partia e Ramush Haradinajt, me kandidatin Bashkim Ramosaj i cili ka fituar 64,36%., njofton Klan Kosova.
Pas Ramosajt, i dyti ka dalë Mal Lokaj nga LDK-ja me 16,34%, kurse pas tij, Zekë Sinanaj me 13,01%.