Lajmet e fundit

Sipas disa studimeve, meshkujt me bel më të madh janë më të rrezikuar që të kenë kancerin e prostatës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas studimin të zhvilluar me 140,000 meshkuj nga tetë vende të Evropës, personave me gjatësi të linjës së belit më shumë se 10 cm, iu rriten gjasat për kancer me 13%.
Rreziku më i madh qëndron tek meshkujt të cilët kanë linjën e belit rrrth 94 cm, raportohet në studimin e Universitetit të Oxford-it.
Meshkujt të cilët kanë indeksin më të madh të masës trupore (BMI), njëkohësisht belin më të gjerë, rrezikohen të kenë një formë më agresive të kësaj sëmundje.
Kanceri i prostatës është më i shpeshti tek meshkujt.