Lajmet e fundit

Në hapjen e Festivalit më të famshëm muzikorë të operas mori pjesë edhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel e cila ishte e shoqëruar nga bashkërshorti i saj Joachim Sauer.
Në këtë program, i cili u mbajt në Bayeruth të Gjermanisë, u plasuan veprat muzikore të kompozitorit gjenial Richard Wagner.
Megjithatë për dallim nga vizitat e kaluara në këtë festival tradicional, në të cilin kancelarja gjermane është vizitore e rregullt këtë herë aty ngjau një incident i cili shokoi opinionin gjerman, shkruan Bild- zeitung online.
Aty thuhet se zonja Merkel, pësoi alivanosje, në pauzën e Operës '' Tristan und Isolde'', dhe për dy minuta me radhë ajo ishte pa vetëdije.
Në të njejtën tavolinë bashkë me bashkëshortin e saj ishte edhe Kryetari i Bundestagut Norbert Lammert dhe Ministrja e Shtetit për Kulturë, Monika Grütters.
Sic raportohet pas dhënies së ndihmës, Merkel është futur sërish në sallë dhe ka përcjellur deri në fund operën e famshme të Richard Ëagnerit, ndërsa pas shfaqjes ajo është pyetur se si ndihet pas alivanosjes, kancelarja u është përgjigjur '' Shfaqja më pëlqeu shumë''.