Lajmet e fundit

Banorët e lagjes "Mati 1" të hënën në mëngjes protestuan para komunës së Prishtinës pasi po përballen me probleme me ujërat e zeza.
Bodrumet ka 10 ditë që janë mbushur me ujë ndërsa në katet përdhesë ujërat e zeza kanë arritur deri në 1 metër.
Nënkryetari Muhedin Nushi premtoi se brenda 24 orëve do të intervenojnë në atë pjesë, e sipas banorëve zyrtarët komunal kanë dal të shohin problemin dhe për të filluar punimet menjëherë pas përfundimit të protestës.