Lajmet e fundit

Aeroplani i parë me refugjatë sirianë që do të vendosen në Kanada, sapo ka arritur, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Duke iu dëshiruar mirëseardhje 163 refugjatëve, kryeministri Justin Trudeau ka thënë se vendi i tij “po i tregon botës se si duhet hapur zemrat”.
I sapo zgjedhuri në qeveri nga partia e liberalëve, është zotuar se do t’i pranojë 25,000 refugjatë deri në fund të shkurtit.
Një aeroplan tjetër me refugjatë pritet të arrijë të shtunën në Montreal.
Ministri i Emigracionit John McCallum, ka thënë se 10 provinca në Kanada janë të gatshme që të pranojnë në vendet e tyre refugjatë.
“Ky është një moment i madh për Kanadanë”, ka thënë ai. “Kjo tregon se si në të vërtetë janë kanadezët”.
Që nga fillimi i nëntorit, qindra sirianë kanë shkuar në shtetin kanadez përmes aeroplanëve komercialë. Në përgjithësi, numri i sirianëve që kanë shkuar atje gjatë kësaj jave arrin në 300.